Telenews

Vjen reagimi i PDK-së pas vendimit të Kushtetueses: Me urgjencë, Osmani të emërojë anëtarin e dytë në KQZ

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth kërkesës së presidentes, Vjosa Osmani për antarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë ardhur reagimet e para nga Partia Demokratike e Kosovës.

Betim Gjoshi nga ky subjekt politik ka thënë se ishte e pritshme shpallja e kërkesës së Osmanit si e papranueshme.

Ai ka kërkuar që Osmani të emërojë urgjentisht përfaqësuesin e dytë të PDK-së në KQZ, duke garantuar përfaqësimin proporcional të subjekteve më të mëdha parlamentare dhe ruajtjen e pluralizmit politik në institucionin e zgjedhjeve.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës [neni 139, paragrafi 4] për përbërjen e KQZ-së dhe praktika institucionale e ndjekur nga vetë Osmani [2021] – janë dëshmi e mjaftueshme për të drejtën e PDK-së që, si grup i dytë më i madh parlamentar, të përfaqësohet në KQZ me 2 anëtarë.”, ka shkruar Gjoshi, njëherësh ish-anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së.

Të ngajshme

Prokuroria Speciale thotë se Shkëlzen Gashi u intervistua nën dyshimin për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”

Rrezarta Ramaj

Gjendet shëndoshë e mirë 76-vjeçari nga Fushë Kosova

Rrezarta Ramaj

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vjedhjen në argjendarinë “OXA GOLD” në Prishtinë

Rrezarta Ramaj