Telenews

Vjosa Berisha varroset nesër

Producentja Vjosa Berisha do të varroset nesër në orën 17:00.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, përmes një njoftimi në Facebook.

Para varrimit, do të ketë homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe mbledhje komemorative të organizuar nga Ministria e Kulturës.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor, 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); 15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); 17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi). E pamja – datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h”, ka shkruar regjisori.

Kujtojmë se Vjosa Berisha vdiq para pak ditësh në një spital në Londër pas një beteje me kancerin.

Të ngajshme

Tragjedi në Komoran: Gruaja që po kthehej nga pushimet gjendet pa shenja jete në banjo të pikës së karburantit

Valjeta Turkaj

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Valjeta Turkaj

“Ribashkimi po troket… me eskortë VIP dhe truprojë të hekurt” – Profesori ‘misterioz’ që vizitoi Kosovën si lider global

Valjeta Turkaj