Telenews

Vllaznia nuk dorëzohet, ankohet në KAS për vendimet e Komisioneve të FFK-së

KF Vllaznia është ankuar në Komisionin e Arbitrazhit Sportiv (KAS), që vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, pas përjashtimit nga Liga e Parë.

Skuadra nga Pozherani e ka dërguar lëndën e ankesës kundër vendimit të Komisionit Disiplinor të shkallës së parë dhe të dytë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ata pretendojnë se ka pasur shkelje esenciale të dispozitave-akteve të brendshme të FFK-së dhe vërtetim të gabueshëm jo të plotë të gjendjes faktike, në vendimet e Komisioneve.

Komisioni për Ankesa, më 7 maj të këtij viti, e kishte refuzuar ankesën e Vllaznisë, duke vërtetuar vendimet e Disiplinorit të shkallës së parë.

“Ky vendim ishte në kundërshtim me Ligjet dhe rregulloret në fuqi pasi në vendimin e shkallës së parë nuk janë marrur parasysh asnjë pretendim i joni, gjithashtu edhe në vendimin e shkallës së dytë nuk është bazuar në ankesën tonë, apo nuk është përgjigjur në asnjë pikë të ankesës mirëpo Komisioni i shkallës së dytë vetëm na kanë refuzuar ankesën”, shkruan ndër të tjerash në ankesën e Vllaznisë në drejtim të KAS-it.

Tutje, Vllaznia ka përmendur edhe disa nga nenet dhe rregullat që ata pretendojnë se janë shkelur nga Komisionet e FFK-së.

Ndërkaq, kanë kërkuar nga KAS-i që t’i merrë për bazë këto konstatime, sipas tyre të faktuara, dhe të nxjerrë vendim të drejtë për klubin.

Vllaznia dhe Ulpiana ishin përjashtuar nga Liga e Parë, pasi Komisioni i Garave kishte konstatuar se ndeshja mes këtyre dy ekipeve kishte qenë e kurdisur.

Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi”  në Lipjan, më 7 prill, e kishin fituar mysafirët, me rezultat 3:4.

Më poshtë mund ta gjeni ankesën e plotë:

 

source

Të ngajshme

“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës

Donat Hashani

Kosova dhe Shqipëria takohen sot kundër njëra tjetrës në këtë Evropian

Donat Hashani

Distria Krasniqi e nis e para aventurën e xhudistëve nga Kosova në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Erzana Fazliu