Telenews

Von Cramon: Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet menjëherë liberalizimi

Viola von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet liberalizimi i vizave menjëherë për qytetarët e Kosovës,

Të enjten u raportua se në takimin e sotëm të Grupit Punues për vizat në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian është vendosur që liberalizimi të hyjë në fuqi më 1 nëntor të vitit të ardhëshëm, bashkë me sistemin ETIAS.

“Epo, pse vetëm nëntor 2023? Nuk ka asnjë arsye që të mos jepet menjëherë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Von Cramon në Tëitter.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdimisht kanë thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave.

Të ngajshme

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Valjeta Turkaj

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Valjeta Turkaj

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet prokurorisë sapo ë ketë ftesë zyrtare

Valjeta Turkaj