Telenews

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me ngujimin e rreth 50 minatorëve në Stan Tërg, pas zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit. 18 prej tyre mbetën të ngujuar për mbi 12 orë, shkruan Reporteri.net.

Në raportin e Policisë thuhet se Drejtori i Minierës Trepça dhe një zyrtar tjetër kanë raportuar se si pasojë e këputjes së një kabllo të rrufepritësit, është shkaktuar një zjarr i cili ka dëmtuar në tërësi një trafo të rrymës duke e lënë pa rrymë minierën.

Si pasojë, lifti për bartjen e minatorëve ka dalë jashtë funksionimit dhe në minierë kanë mbetur 48 punëtorë.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Tuneli i parë-Rekë-Stan Tërg 14.05.2026-01:40. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, një zyrtar dhe drejtori i Minierës Trepça, kanë raportuar se si pasojë e këputjes së një kabllo të rrufepritësit është shkaktuar një zjarr i cili ka dëmtuar në tërësi një trafo të rrymës duke e lënë pa rrymë minierën. Si pasojë, lifti për bartjen e minatorëve ka dalë jashtë funksionimit dhe në minierë kanë mbetur 48 punëtorë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, Emergjenca dhe zjarrfikësit. Minatorët kanë dalë nga miniera në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj