Telenews

Votimi i Trustit në Kuvend, Haxhiu: Kush i del kundër, është kundër kërkesës së qytetarëve

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur për seancën e të enjtes në Kuvend ku pritet të votohet pro ose kundër tërheqjes së Trustit.

Haxhiu ka thënë se kushdo që del kundër, po e ‘shkel’ edhe kërkesën e qytetarëve të vendit.

Ai tha se janë mbledhur mbi 21 nënshkrime nga qytetarët në thirrje për votim të Trustit në Kuvend.

“Kësaj radhe mendojnë që punën më të madhe e kanë bërë qytetarët. Qytetarët u vetorganizuan dhe brenda 8 ditëve kanë mbledhur mbi 21 mijë nënshkrime. Kushdo që në parlament del kundër Trustit, është kundër kërkesës së qytetarëve, veçanërisht në këtë kohë të krizës së madhe. Për me keq, qytetarët janë detyruar të futen në borxhe për të kaluar krizën ekonomike”, tha ai në T7.

Gjatë ditës së enjte, në seancën e Kuvendit të Kosovës Projektligji për Trustin do të jetë në rend dite.

Derisa partitë opozitarë janë shprehur optimistë se këtë javë do të kalojë në lexim të parë Projektligji për Trustin, kundër këtij projektligji janë shprehur partia në pushtet, Vetëvendosje.

Të ngajshme

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi

“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë

Yllka Gashi

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Yllka Gashi