Telenews

Votojnë ish-ushtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Qytetarët e Kosovës që aktualisht po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se shtetasit e Kosovës e kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.

Figurat kryesore të UÇK-së që po mbahen në Hagë janë ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi.

 

Të ngajshme

Çfarë po i mungon Elvana Gjatës? Këngëtarja e pranon hapur

Erzana Fazliu

Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Erzana Fazliu

Rritet mbi 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Valjeta Turkaj