Bayern Muncheni dhe Arsenali kanë kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayerni fitoi 4:3 ndeshjen e kthimit në Munich ndaj Real Madridit, ndërsa ndeshjen e parë në Madrid e kishte fituar 2:1.
Arsenali luajti pa gola në shtëpi me Sportigun e Lisbonës dhe i mjaftoi fitorja 1:0 nga ndeshja e parë.
Në gjysmëfinale Bayerni do të takohet me Paris Saint-Germainin, ndërsa Arsenali me Atletico Madridin.

