Telenews

Voziti 132 km në orë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dënohet shoferi me 300 euro

 

 

Një shofer është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe ndalim vozitje për 3 muaj për tejkalim të shpejtësisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi në ‘Facebook’.

Sipas njoftimit, shoferi ka qenë duke vozitur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, në fshatin Gracë, me shpejtësi 132 km/h ku zona e kufizimit ka qenë 80 km/h.

“Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës”.

Të ngajshme

Mbi 1.500 tërmete në 16 ditë në Japoni

Valjeta Turkaj

Tentativë për vrasje në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

Valjeta Turkaj

“I rashë në gjunjë”: Rita Ora tregon se ishte ajo që i propozoi martesë Taika Waititi

Valjeta Turkaj