Telenews

Voziti veturën 193 km në orë, gjobitet me kaq para një qytetar në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sonte rreth orës 19:05 në rrugën tranzitore Talinovc i Muhaxherëve – Bibaj në Ferizaj, ka ndaluar shoferin V.R. (30) pasi në zonën e kufizimit 50 km në orë kishte tejkaluar shpejtësinë 193 kilometra në orë.

Policia ka shqiptuar 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe heqjen e patentë-shoferit për tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve të respektojnë shenjat e komunikacionit, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Policia njëherësh fton qytetarët për bashkëpunim dhe për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion ta njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj