Telenews

Vrasja e 15-vjeçares nga babai, Policia: Ka therur me thikë edhe bashkëshorten, vajza tjetër në gjendje të rëndë

Një ngjarje tronditëse familjare ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin e Prizrenit, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Një shtetas turk ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare me thikë. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Bytyçi tha dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 31 gusht

Rrezarta Ramaj

Ndërpritet furnizimi me ujë edhe në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit

Rrezarta Ramaj

Krismat alarmojnë Policinë në Prishtinë | Në lokacion po mbahej aheng familjar – 23-vjeçari pranon se shtiu me armë –

KushtrimGuraj