Telenews

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 31 gusht 2023, në fshatin Balincë, Komuna Malishevë.

Siç njofton Prokuroria “ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim: Për të pandehurin Xh.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. Për të pandehurin K.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurin A.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”.

Ndërsa për të pandehurin N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.1 të KPRK-së.

Kurse për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1 nën par. 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, njofton tutje Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Të ngajshme

Detaje tronditëse – U përplasë nga një veturë teksa ishte në shiritin emergjent në autostradën “Arbën Xhaferi”

Donat Hashani

Pas paraqitjeve “live” në Tik Tok, Hajrizi lajmërohet edhe në emision: S’jam as në Kosovë e as në Ballkan (VIDEO)

Donat Hashani

OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Donat Hashani