Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarr.
Viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.
Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.
Janë siguruar disa pamje nga vendngjarja, viktima shihet i shtrirë në tokë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ”Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”.
Për momentin, nuk ka të dhëna për të dyshuarin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.
Ndërsa, siç raporton “Mitropol”, tashmë është arrestuar edhe i dyshuari për vrasjen që ndodhi sonte në Vushtrri.
Policia ende s’e ka konfirmuar arrestimin.