Telenews

Vrasja në Dumnicë të Podujevës, prokuroria kërkon paraburgim për njërin nga të arrestuarit

Policia ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e 58-vjeçarit që ka ndodhë me 26 mars në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Bëhet fjalë për arrestimin e 35-vjeçarit me inicialet B.S, dhe 22-vjeçarit me inicialet I.S. Për këtë të parin, Prokuroria ka paraqitë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Këtë informacion e dha për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.S., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së, ndërsa hetimet do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në drejtim të pandehurit I.S.,”, tha Ulaj për Express.

Tutje, e njejta shtoi se motivi i vrasjes mbetet i panjohur aktualisht.

“Aktualisht, motivi i kryerjes së këtij akti mbetet i panjohur, derisa në koordinim me Policinë janë duke vazhduar hetimet deri në ndriçimin e plotë të kësaj çështjeje”, përfundoi ajo.

Të dyshuarit, fillimisht janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.

Të ngajshme

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj