Telenews

VRASJA NË GRAÇANICË, PROKURORIA MERR VENDIM PËR TË DYSHUARIN

Në komunikatë thuhet se, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është njoftuar nga policia për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gushtericë të Graçanicës, e cila menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës, raporton teve1.info
Komunikata e plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar  se më 07.05.2022, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është njoftuar nga policia për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gushtericë të Graçanicës. E njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes me njësitë e tjera relevante, ku në vendin e ngjarjes ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka mbetur pa shenja jete, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Me urdhër të prokurores është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personi me inicialet M.Sh., (zyrtar policor), në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të KPRK-së, pasi dyshohet se i njëjti ka privuar nga jeta tani të ndjerin D.Sh., (vëllain e tij), ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.
Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me policinë dhe IPK-në, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave në këtë çështje penale.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të dyshuarit do të ushtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale, në gjykatën kompetente.

Të ngajshme

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi

Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive, ky është rendi i ditës

Yllka Gashi

Mbi 3,700 raste të reja vetëm për një vit, ky është kanceri që po prek më shumë kosovarët

Yllka Gashi