Telenews

Vritet një person në Kolovicë, dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë gjuetie

Shkrepja e armës aksidentalisht nga një 47-vjeçar në drejtim të një 38-vjeçari, mëngjesin e sotëm në Kolovicë ka rezultuar fatale. Viktima është qëlluar me armë gjuetie dhe si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur për Sinjalin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe viktima është dërguar nga familjarët pa shenja jete në këtë qendër, ku është konstatuar vdekja e tij.

Ndërkohë burimet e afërta me familjen kanë thënë se vrasja ka ndodhur aksidentalisht.

Mësohet se nga Emergjenca është njoftuar Policia, por akoma nuk ka informacion nëse është arrestuar ndonjë person.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi