Telenews

Vritet një person në magjistralen Ferizaj-Kaçanik

Një person është vrarë me armë zjarri në Ferizaj. Sipas informacioneve të para të policisë, ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”, në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik përballë Varrezave të Dëshmorëve 2.
Po ashtu, ka mbetur i plagosur edhe një tjetër i cili është transportuar drejt QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Dy persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri është transportuar për ndihmë mjekësore ne Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë në Ferizaj.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 shtator

Rrezarta Ramaj

32-vjeçari nga Kosova arrestohet në Gjermani, paguan 639 euro dhe shmang burgun

Yllka Gashi

Urgjencë e madhe, Rutte: Mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë

Yllka Gashi