Telenews

Vuçiq e merr si provokim pyetjen e gazetarit malazez që iu referua Kosovës si Republikë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, e ka marrë si provokim pyetjen e gazetarit malazez të “TV E” i cili iu referua Kosovës si Republikë.

Vuçiq sot në Tivat ka thënë se “Republika e Kosovës nuk ekziston as sipas të drejtës ndërkombëtare e as sipas Kartës së OKB-së e as sipas Rezolutës 1244”.

Kreu i shtetit serb ka thënë se nuk shqetësohet nga një pyetje e tillë që sipas Vuçiqit ‘është provokim”

“Imagjinoni ju se po ju flas për “Republikën e Gusinjes” apo “Republikën e Pljevljes”… As kjo nuk ekziston. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj gazetarit malazez.

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe katër kundër anëtarët e kësaj gjykate kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare./Telenews/

Të ngajshme

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Yllka Gashi

Pesë ditë në det brenda një frigoriferi, shpëtohen të gjallë dy peshkatarë në Meksikë

Yllka Gashi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi