Telenews

Vuçiq ka thënë se sot pritet të largohen barrikadat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova dje, ka thënë se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha ai, shkruan REL.

Ai tha paraprakisht, se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin

Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.

Në takim, ai tha se Dejan Pantiqi ka mbërritur në shtëpi dhe se kjo është një “fitore simbolike”.

Të ngajshme

Zhduket një 76-vjeçar nga Fushë Kosova, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Rrezarta Ramaj

OVL-UÇK e quan idiot Shkëlzen Gashin: Degradim i skajshëm edhe nga Kuvendi

Valjeta Turkaj

Kuvendi kthehet në punë të enjten, në rendin e ditës ligje dhe emërime kyçe

Valjeta Turkaj