Telenews

Vuçiq konfirmon takimin me shefin e CIA’s: Biseda të dobishme, SHBA shteti më serioz në botë krahas Kinës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha më 24 gusht në Beograd se kishte bisedime shumë të dobishme dhe të mira me shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns.

Ai shtoi se qesh me ata që komentojnë se vizita e tij në Serbi ishte e fshehur, ndërsa në BeH ishte transparente, transmeton Beta.

“E dini, ju flisni me të ftuarit tuaj dhe shikoni nëse publikut i pëlqen apo jo… Ne si një vend serioz menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme dhe amerikanët, si vendi më serioz në botë, së bashku me Kinën mendoi se ishte mënyra më e mirë e mundshme për të monitoruar vizitën”, tha Vuçiq, shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Ai shtoi se temat ishin të rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe Serbisë, si dhe se kanë pasur një takim të denjë dhe të rëndësishëm.

Më 23 gusht, kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), William Burns, përfundoi një vizitë dyditore në Kosovë, pasi më parë kishte vizituar Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë.

Të ngajshme

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar –

KushtrimGuraj

Në ditën e lamtumirës së fundit, Valon Ramushit i caktohet një muaj paraburgim –

KushtrimGuraj

Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj, tregon qëllimin –

KushtrimGuraj