Telenews

Vuçiq: Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor

Presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  paralajmëroi sot se Kosovës do t’i hiqen vizat më 23 qershor.
Në shënjimin e përvjetorit të Betejës së Kosharës, Vuçiqi u pyet se çfarë pret nga takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 23 qershor në Bruksel, dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Për herë të parë askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, vetëm mund të hamendësoj. Tani po pres që Prishtina të shpërblehet me liberalizimin e vizave dhe të shpjegoj se si do t’i shpërblej ata dhe jo të tjerët”.
Vuçiq ndër të tjera komentoi edhe deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz për njohjen e Kosovës, duke thënë se ‘është e jona të negociojmë’.

Të ngajshme

Capital T takon Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës”: Gjak shqiptari

Rrezarta Ramaj

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 75-vjeçarit nga Prishtina, u largua nga shtëpia para dy ditësh

Rrezarta Ramaj

Ditën e parë si presidente, Shirkoka-Pula e nis me homazhe në Prekaz

Rrezarta Ramaj