Telenews

Vuçiq s’ndalet me kërcënime: Nëse Kosova arreston serbët për barrikada, veriu do të bllokohet përgjithmonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës, që u vendosën nga grupe kriminale, do të hiqen nesër në mëngjes.

Ai tha se i ka lënë serbët e veriut të marrin një vendim teksa lexoi letrën e atyre që kanë udhëhequr barrikadat, ku tha se të njëjtat do të hiqen.

Vuçiq, teksa lexonte letrën e përfaqësuesve serbë të Kosovës, tha se “nëse terrori vazhdon, veriun e Kosovës do ta mbyllim përgjithmonë për institucionet e Kosovës”.

“Nëse ata fillojnë të arrestojnë serbët për shkak të barrikadave, çfarëdo që të bëni pas kësaj, unë qëndroj prapa jush”, u shpreh Vuçiq përpara përfaqësuesve serbë të Kosovës.

Të ngajshme

Zhduket një 76-vjeçar nga Fushë Kosova, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Rrezarta Ramaj

OVL-UÇK e quan idiot Shkëlzen Gashin: Degradim i skajshëm edhe nga Kuvendi

Valjeta Turkaj

Kuvendi kthehet në punë të enjten, në rendin e ditës ligje dhe emërime kyçe

Valjeta Turkaj