Telenews

Vuçiq takohet me ambasadorin rus, diskutojnë për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar këtë të hënë me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Harchenko, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dypalësh, situatën gjeopolitike dhe çështjet rajonale.

Vuçiq dhe Bocan-Harchenko diskutuan edhe për çështjen e Kosovës, ku në fokus ishte respektimi i të drejtave ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiq e falënderoi Rusinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, duke shprehur shpresën se paqja e nevojshme në tokën evropiane do të vendoset në kohën më të shkurtër të mundshme.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

25 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, Kosova në solidaritet me SHBA-në –

KushtrimGuraj

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi