Telenews

Vuçiq takon djalin e Donald Trump, presidenti serb zbulon detaje të bisedës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerikan Donald Trump.

Dhe lidhur me këtë takim, mediat serbe kanë sjellë një deklaratë të presidentit Vuçiq.

“Një bisedë e përzemërt me djalin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale”, ka thënë fillimisht Vuçiq.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.

“Ky takim simbolizon përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të zgjidhur sfidat globale”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Sipas mediave serbe, Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka shkuar sot në Beograd, është një nga këshilltarët kryesorë të babait të tij dhe ka luajtur një rol të madh në fushatën zgjedhore të Donald Trump.

Po sipas tyre, besohet se ai do të ketë një ndikim kyç në zbatimin e politikave të administratës së re amerikane.

Të ngajshme

Policia në Gjakovë shqiptoi 752 gjoba dhe sekuestroi 125 patentë shoferë

Valjeta Turkaj

Themelimi i organizatës jofitimprurëse “Vatra e Artistëve” në Grand Blue FAFA

Valjeta Turkaj

Joz Marku nuk përmbahet ndaj Laertit: Pijanec i keq

Erzana Fazliu