Telenews

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se Lista Serbe e ka shënuar një “fitore të madhe dhe të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, duke treguar “përkushtimin e fortë të popullit serb për t’i ruajtur vatrat e tyre dhe për t’u mbështetur te Serbia e tyre”.

“Ata [serbët në Kosovë] kanë një president të tyre, një atdhe të tyre dhe atë atdhe, Serbinë, e duan më shumë se çdo gjë në botë. Jam pafundësisht mirënjohës ndaj tyre dhe ata kanë treguar se si një popull sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze në një situatë të vështirë”, tha Vuçiq gjatë një interviste për televizionin Pink.

Vuçiq tha se “nuk dëshiron” të spekulojë apo “të ndërhyjë në marrëdhëniet ndërshqiptare”, por se kushdo që do ta formonte një qeveri me Albin Kurtin “do të ishte i vdekur politikisht”.

Me 99 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetje absolute nga Beogradi zyrtar – siguroi 36.784 vota, ose 4.43 për qind.

Të ngajshme

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, policia jep detaje

Yllka Gashi

Komunat protestojnë sot në Prishtinë, kundër ndërhyrjeve të Qeverisë

Yllka Gashi

Më shumë se 1,000 të vdekur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal dhe Kinë

Yllka Gashi