Telenews

Vuçiq uron presidentin e ri të Shqipërisë:

Presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar edhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiç.
Ai është shprehur i bindur se këto të dyja vendet do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve.
Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, ka thënë Vuçiç.
Siç raporton media serbe “Novosti” në mesazhin e urimit ai ka thënë se po ashtu beson se së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.
Begaj është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 8-të i republikës së Shqipërisë.
 
 
 

Të ngajshme

A ka dhënë dorëheqjen nga LDK-ja? Flet Gazmend Muhaxheri

Valjeta Turkaj

Mbi 3.5 milionë euro për barna jetike, fokus te trajtimi i sëmundjeve të rralla

Valjeta Turkaj

50 mijë euro garanci për të dalë nga burgu, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Valjeta Turkaj