Telenews

Vuçiq viktimizohet para popullit serb: Pata biseda të vështira me Lajçakun e Escobarin, po mbroj Serbinë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar, ka pasur biseda të vështira sot në Beograd.

Ai ka thënë se nuk do të heq dorë nga interesat vitale kombëtare dhe shtetërore.

Mbi të gjitha, ka thënë ai, nuk do të heq dorë nga siguria e serbëve të Kosovës, shkruajnë mediat serbe, transmeton Gazeta Express.

“Kishim biseda të vështira me Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Do t’i vazhdojmë këto biseda për Kosovën sonte pas orës 22:00”, ka deklaruar ai.

Sipas presidentit serb, në takimet me Escobar dhe Lajçak, prezent kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Beograd, Christopher Hill dhe Emmanuel Gioffre.

Në një njoftim të mëhershëm, Lajçak njoftoi se me Vuçiqin pati biseda të vështira, por sipas tij, të përgjegjshme

Të ngajshme

Avokati i Thaçit pas dënimit me 25 vjet: Gjykata Speciale rishkroi historinë

Yllka Gashi

Flet vëllai i Jakup Krasniqit: Për keqardhje që u dënuan në emër të popullit

Yllka Gashi

Vajza e Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë: Kjo nuk do të na thyejë kurrë

Yllka Gashi