Telenews

Vuçiq zbulon se kur mund të kthehen serbët në institucionet e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli për të gjitha problemet me të cilat sipas tij, po përballet populli serb në Kosovë.

Ai para deputetëve serbë tha se që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, “ka pasur një ofensivë të përgjithshme politike nga Prishtina së bashku me një pjesë të aleatëve të saj perëndimorë për të ndryshuar situatën në terren dhe për të imponuar dhunën si metodë për zgjidhjen e problemeve”.

Vuçiq foli për “pamundësinë e serbëve për të marrë pjesë në referendum dhe zgjedhje dhe mohimin e të drejtave elementare”.

Sipas tij, serbët e Kosovës kthehen nëpër institucione vetëm pas formimit të Asociacionit.

“Unë fola me muaj me njerëzit në Bruksel, me negociatorët: ‘Njerëz, ju nuk e kuptoni, njerëzit tanë nuk mund të durojnë më’. Ata thanë jo, jo, mundet, duhet. Pastaj populli mori një vendim. të largohemi nga institucionet, duke kërkuar në thelb vetëm një gjë. Vetëm të përmbushet marrëveshja e Brukselit. Pra, formoni Asociacioni dhe pas kësaj do të kthehemi në institucione”, tha Vuçiq.

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj