Telenews

Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka takuar të mërkurën Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker.

Pas takimit, kreu i shtetit serb deklaroi se me ambasadorin amerikan diskutoi çështjet më të rëndësishme të sigurisë dhe ato politike në rajon, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas një postimi në profilin e tij në Instagram, Vuçiq ka thënë po ashtu se ruajtja e sigurisë së popullit serb në Kosovë është me rëndësi thelbësore për Serbinë.

“Diskutova me Ambasadorin e ShBA-së në NATO çështjet më të rëndësishme të sigurisë dhe politike në rajon, pozicionin e Serbisë në rrethana komplekse gjeopolitike, si dhe nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Vuçiqi.

Sipas postimit, presidenti serb ka folur në takim me Whitaker për vazhdimin e një politike të përgjegjshme dhe serioze që përfshin si dialogun ashtu edhe këmbënguljen në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe detyrimeve të marra përsipër.

“Serbia do të vazhdojë të jetë një faktor stabiliteti, por gjithmonë do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçiq.

Të ngajshme

Tragjedi në Vushtrri – i riu humb jetën pasi bie nga kati i tretë i një objekti në ndërtim

Valjeta Turkaj

Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së

Valjeta Turkaj

Air France dhe Airbus shpallen fajtorë 17 vjet pas tragjedisë ku vdiqën 228 persona

Valjeta Turkaj