Telenews

Vulin iu del në mbrojtje grupeve kriminale në veri: Kurti po shkon në Bruksel për të justifikuar dhunën ndaj serbëve

Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin, thotë se kryeministri Albin Kurti do të shkojë në Bruksel pasnesër për të “justifikuar dhunën që po e bën kundër serbëve në Kosovë”.

Vartësi i Vuçiq, Vulin ka thënë se gjëja më e vështirë është të flasësh me dikë që nuk dëgjon, duke aluduar në kryeministrin Kurti.

“Gjëja më e vështirë është të flasësh me dikë që nuk dëgjon. Kurti me sa duket po shkon në Bruksel për të mos arritur marrëveshje dhe vetëm për të gjetur arsyetim për dhunën që po ushtron ndaj serbëve në Kosovë por edhe për mosbindje ndaj Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Brukselit. Demokracitë perëndimore, siç i quan Kurti, u përpoqën të krijojnë një shtet nga territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së përmes agresionit kundër RFJ-së, por nuk ia dolën, shpresoj se do të bëjnë të paktën po aq përpjekje për të detyruar të mbrojturin e tyre të negociojë dhe të heqë dorë nga provokimi i konfliktit”, ka thënë ai.

Vulin e ka lavdëruar shefin e tij, presidentin serb Vuçiq se po shkon në Bruksel për të ruajtur paqen në Ballkan.

“Aleksandar Vuçiq do të shkojë në Bruksel për të negociuar për të mbrojtur serbët në Kosovë , por edhe paqen në Ballkan, nuk e besoj se edhe Kurti ka të njëjtën dëshirë”, tha ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, njofton ministria e tij.

Të ngajshme

Çfarë deklaruan studentet e Mjekësisë, si të dëmtuara në rastin ndaj profesor Krasniqit?

Yllka Gashi

Vendimi i Gjykatës Speciale, Hoti kërkon që të mblidhet kuvendi

Yllka Gashi

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi