Telenews

Vulin: ShBA e BE, s’mund të ma ndryshojnë vendimin për paradën e LGBT-së

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se vendimi për mosmbajtjen e paradës së LGBT-së nuk mund ta ndryshojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës e as Bashkimi Evropian.

Kështu iu është kundërpërgjigjur deklaratave të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Emmanuel Giofre, në të cilat ata theksuan se janë të sigurt se shëtitja e komunitetit LGBT në “Europride 2022” do të bëhet pavarësisht vendimeve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

“Në përputhje me ligjin, në bazë të vlerësimit të personelit profesional, Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për ndalimin e të dy shëtitjeve dhe ka konfirmuar vendimin në shkallë të dytë. Vendimin e MPB-së mund ta ndryshojë vetëm gjykata, por ambasadorët jo. Presioni mbi drejtësinë nuk është në përputhje me vlerat e shpallura të Bashkimit Evropian për të cilat ne përpiqemi me kaq këmbëngulje dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ishte e mundur që asnjë ambasador të shprehte shpresën se autoritetet kompetente shtetërore do të veprojë në përputhje me bindjet ose qëndrimet e tij”.

“Në Serbi respektohet ligji dhe kujdeset për interesat e Serbisë, të gjithë të tjerët do të dëgjohen me respekt, por vetëm ligji dhe vetëm qytetarët tanë do të respektohen. MPB rithekson qëndrimin e saj se nuk do të ketë marshime që mund të çojnë në konflikte të kota dhe të panevojshme që mund të jenë të dëmshme për interesat e Serbisë dhe qytetarëve tanë, besoj se këtë shpresojnë ambasadorët e respektuar Hill dhe Giofre”, tha Vulin.

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj