Një familje prej pesë anëtarësh është shpëtuar mëngjesin e sotëm pasi zjarri që përfshiu një pjesë të shtëpisë së tyre në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri. Shkaktari akoma nuk dihet, teksa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar Zjarrfikësit dhe Policia, raporton Telenews.al
Incidenti ka ndodhur pas orës 03:00 të mëngjesit, kur u kërkua ndihmë për shkak se kati përdhese i një shtëpie ishte kapluar nga flakët.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur t’i evakuojnë pesë persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime trupore.
Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet, ndërkohë që në vendin e ngjarjes pritet të dalin edhe ekspertët e zjarrit, për të zbuluar shkaktarët e incidentit.
/Telenews.al/

