Telenews

Vushtrri: Zjarr i fuqishëm dëmton rëndë shtëpinë e familjes Pllana

Zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi në orët e vona të natës në fshatin Dolak të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për familjen Pllana.

Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë shtëpinë e Driton Pllanës, djalit të martirit Sabri Hashim Pllana, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha..

Familjari i Driton Pllanës, Fitim Pllana, më anë të një postimi në Facebook, tha se prej kohësh kanë ngritur shqetësime lidhur me problemet në rrjetin elektrik në këtë lagje, nërsa kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje nga institucionet dhe ekipet përgjegjëse, të cilat sipas tij kanë identifikuar defekte teknike gjatë inspektimeve në terren.

Megjithatë, ai shtoi se këto shqetësime nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur dhe kërkojnë që rasti të hetohet deri në fund për të sqaruar shkakun e zjarrit.

Dyshohet se deri tek shpërthimi i flakjes  se shtëpisë erdhi si pasojë e neglizhencës së KEDS-it. Prej një kohë të gjatë, e gjithë lagjja dhe fshati kemi bërë ankesa thirrje e peticione, sepse furnizimi me energji elektirke tek ne ka qenë jashtë normales, me tension shumë të dobët.

Ekipet kujdestare te KEDS-sit kanë ardhur disa herë, kanë bërë matjet dhe kanë konstatuar vetë se problemi është real, madje nga ekipet kujdestare është potencuar se do e raportojm gjendjen e juaj në bazë, se duhet në linjen tonë nevojitet intervenim emergjent.

Kur qytetarët parajmrojn me kohë e institucioni perkatës nuk vepron, pasojat nuk mbesin vetëm materiale-ato prekin zemra e familje”, ka shënuar Fitim Pllana.

Të ngajshme

Kapet zyrtari që mori mbi 39 mijë euro rrogë nga shteti për 7 vjet pa shkuar në punë

Valjeta Turkaj

Zbulohet pesticidi “Carbofuran” në specin e kuq të bluar me origjinë nga Kosova

Valjeta Turkaj

NATO thërret mbledhje emergjente pas sulmit me dron në Rumani

Valjeta Turkaj