Telenews

Werner drejt largimit nga Chelsea, pesë skuadra duan transferimin e gjermanit

Timo Werner pritet të largohet nga Chelsea pas dy viteve qëndrim në Stamford Bridges.

Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të bind në Londër dhe largimi i tij këtë verë nga gjiganti anglez duket i pashmangshëm.

26-vjeçari nuk shihet si titullar nga trajneri Thomas Tuchel dhe ka vendosur të largohet gjatë kësaj vere.

E ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.

Newcastle United po kërkon ta mbajë gjermanin në elitën e futbollit anglez, derisa Juventusi e do transferimin e tij në Serie A.

Interesim për transferimin e gjermani ka shprehur edhe kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid.

Derisa ekziston edhe mundësia e rikthimit në Gjermani, kur dy gjigantët gjermanë Bayern Munich e Borussia Dortmund e duan.

Chelsea është gati ta shes yllin gjerman, por synon që të fitojë 45 milionë euro nga largimi i tij.

Të ngajshme

Donjeta Sadiku grushton fort greken dhe siguron finalen – nesër përballet me rusen që garon për Serbinë –

KushtrimGuraj

Vedat Muriqi titullar ndaj Lyonit, i prin sulmit të Fenerbahçes –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku e pandalshme – kalon në finale, lufton për medaljen e artë

KushtrimGuraj