Telenews

Wesley Clark: Ishte nder i jetës që pata mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës

Ish-komandanti suprem i NATO-s Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, i është drejtuar deputetëve dhe popullit të Kosovës në 23 vjetorin e këtyre bombardimeve.
Ai ka thënë se ka qenë nderi i jetës së tij të ishte komandanti që dha urdhër për të bombarduar caqet ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi për të shpëtuar kështu shqiptarët nga spastrimi etnik i synuar i Serbisë, njofton Klankosova.tv.
“Të gjithë miqve të mi në Kosovë, qeverisë, popullit të Kosovës dua t’iu uroj këtë ditë shumë të rëndësishme të 24 marsit. Në këtë ditë, në vitin 1999, misionet e para ajrore të NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ka ndryshuar historinë e Kosovës, ka ndryshuar historinë e Evropës. I ka dhënë shpresë dhe dritë, por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë për demokratizimin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar për ShBA-të. Për mua ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spastrimit etnik”.
Gjenerali Clark ka treguar se ditë më parë ka takuar ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair bashkë me të cilët, sot 23 vjet më vonë, pajtohen se vendimi për bombardimet e NATO-s ishte i duhuri.
Gjenerali amerikan, që është mik i madh i Kosovës, ka thënë po ashtu se ndonëse gjithë vëmendja ndërkombëtare është drejtuar kah Ukraina, e cila po sulmohet nga Rusia, po punon që Kosova të mbetet në fokusin e shtetit të tij.
“Jam i mërzitur kur kuptova që e madhja ish-sekretarja jonë e ShBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur. Unë takova presidentin Bill Clinton dhe para tre-katër ditësh isha bashkë me Tony Blair. Ne ishim të gjithë bashkë dhe të gjithë ishim të mendimit se 23 vjet më parë NATO-ja ka bërë gjënë e duhur. Ne bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës, NATO-n dhe për gjithë botën”.
“Sot jemi në një krizë tjetër. Kur isha në Kosovë verën e kaluar bisedova me shumë anëtarë të qeverisë për Ukrainën dhe se cilat janë ngjashmëritë. Sot e gjithë vëmendja është e fokusuar drejt Ukrainës dhe unë jam duke punuar shumë për t’u siguruar  që ta mbajmë fokusin tonë në Kosovë. Ju akoma keni nevojë për ndihmën tonë, ne e dimë këtë. Ne ju vlerësojmë, ju duam dhe duam që ju të keni më të mirën për demokracinë tuaj dhe për secilin prej jush për jetë tuaja si anëtarë të komunitetit ndërkombëtarë. Ne do t’ju përcjellim dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu mbështetur”.
 

Të ngajshme

Kusari-Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, operohet në QKUK

Donat Hashani

Plani i Trumpit për Ukrainën: Mbrojtja do të vijojë, NATO shtyhet për 20 vjet, krijohet një zonë e çmilitarizuar

Erzana Fazliu

“Komente të papërshtatshme” – “Nuk po komentoj”, përplasje mes avokatit të Veselit dhe gjyqtarit gjerman

Erzana Fazliu