Telenews

Wojciech Szczesny pensionohet nga futbolli

Portieri i Polonisë dhe Juventusit, Wojciech Szczesny ka vendosur të pensionohet nga futbolli profesionist.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë portieri polak përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Megjithëse trupi im ndihet ende gati për sfida, zemra ime nuk është më aty. Ndjej se tani është koha t’i kushtoj gjithë vëmendjen familjes sime, gruas time të mrekullueshme Marina dhe dy fëmijëve tanë të bukur Liam dhe Noelia. Prandaj kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesionist. Fundi i një udhëtimi është një kohë për reflektim dhe mirënjohje. Ka shumë njerëz që do të më duhej t’i falënderoj, por do të përpiqem ta bëj këtë personalisht me secilin prej tyre”, ka shkruar polaku

 

TĂ« ngajshme

Zjarr nĂ« njĂ« banesĂ« nĂ« Tophane tĂ« PrishtinĂ«s, s’ka tĂ« lĂ«nduar –

KushtrimGuraj

NĂ« ditĂ«n e lamtumirĂ«s sĂ« fundit, Valon Ramushit i caktohet njĂ« muaj paraburgim –

KushtrimGuraj

Policia e KosovĂ«s planifikon hapjen e radios sĂ« saj, tregon qĂ«llimin –

KushtrimGuraj