Telenews

Xavi insiston për ta mbajtur Dembelen, bordi i Barcelonës në “gjumë”

Trajneri i Barcelonës, ​​Xavi Hernandez, po insiston që Ousmane Dembele të mbetet pjesë e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm, por hierarkia e klubit nuk ka lëvizur nga oferta e tyre e fundit për anësorin.

Xavi është një nga tifozët më të mëdhenj
të francezit në klub dhe nga brenda ai ka kërkuar që të bëhen përpjekje për të
siguruar të ardhmen e tij.

Negociatat kanë ngecur prej disa kohësh,
pjesërisht për shkak të situatës financiare të klubit, transmeton Gazeta
Express.

Nuk ka asnjë lajm apo përditësim zyrtar në
këtë aspekt për një kohë dhe aktualisht është e paqartë nëse Dembele është më
afër qëndrimit apo largimit.

Një gjë dihet botërisht, në më pak se dy
javë, ai do të jetë një lojtar i lirë.

Në fundjavë, Dembele u pyet për situatën,
por ai thjesht tha se ishte i lumtur në Barcelonë. /Gazeta Express/

The post Xavi insiston për ta mbajtur Dembelen, bordi i Barcelonës në “gjumë” appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Zabi fantastik, futbollisti kosovar shënon dy gola në Ukrainë

Yllka Gashi

Messi i pandalshëm, shënon katër gola në fitoren 7-1 të Inter Miamit –

KushtrimGuraj

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj