Telenews

Xheneta trazon menjëherë ujërat në shtëpi: Keni thyer rekord për mospastërti

xheneta-trazon-menjehere-ujerat-ne-shtepi:-keni-thyer-rekord-per-mospasterti

Xheneta Fetahu ka trazuar menjëherë banorët me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke i surprizuar të gjithë me praninë e saj të papritur.

Ajo nuk humbi kohë për t’u drejtuar direkt banorëve rreth higjienës në shtëpi.

“Keni thyer rekord për mospastërti. Nuk keni pse hyni në rrjetet sociale dalin krejt. Të vetmin njeri që e kam parë në lavanderi me pastru tesha ka qenë Londrimi”, u tha ajo.

Përveç këtij koment të drejtpërdrejtë, Xheneta vendosi të vendosë rregulla dhe të krijojë një atmosferë bashkëpunimi për kohën që do të qëndrojë brenda shtëpisë.

“Para se me e bë bukën kemi me e pastru shtëpinë njëherë e më pas kemi me bo muhabet”, i tha ajo banorëve.

Rikthimi i saj ka sjellë menjëherë tension dhe emocion në shtëpi, ndërsa banorët janë përballur me një situatë të re që pritet të ndikojë në marrëdhëniet mes tyre dhe të sjellë momente interesante për publikun

Të ngajshme

Bleona Qereti ngre zërin për familjen e Jakup Krasniqit: “Dhimbja nuk mund të injorohet”

Yllka Gashi

Celine Dion i befasoi të gjithë, këndoi dhe kërceu zbathur mbi një makinë

Yllka Gashi

Dalin fotot e modelit 27-vjeçar, pak ditë para vdekjes

Yllka Gashi