Telenews

XHUDISTET E REJA KOSOVARE I SJELLIN DY MEDALJE TË REJA KOSOVËS

Xhudistet Fationa Kasapi dhe Erza Muminoviq kanë fituar medalje në Kupën Evropiane U-21 në xhudo, që për dy ditë u mbajt në Athinë të Greqisë
Fationa fitoi medaljen e artë, teksa Erza rrëmbeu të bronztën.
Fatjona, Shpresë Olimpike 2022, fitoi të artën në kategorinë -57 kg, ndërsa Erza, bursiste olimpike Paris 2024, në -52 kg.
Kasapi shënoi katër fitore, ndërsa Muminoviq tri fitore e një humbje.
Me këtë sukses është ndjerë i kënaqur trajneri Driton Kuka.
“Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin. Fatjona e artë sot ishte në krye të detyres në kategoinë 57 kg. Mposhti me radhë garueset nga Izraeli,Polonia,Franca e në finale garuesen turke”, ka shkruar Kuka.
“Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset. Erza sot fitoj medaljen e bronztë dhe performansa e saj nuk sihte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë”.
“Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre. Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve”.
“Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës sishte si duhet. Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj,e poashtu të përkushohet seriozisht sepse ska kohë ma për qasje gjysmake”.

Të ngajshme

Milan synon transferimin e Jonathan David

KushtrimGuraj

Ky është klubi që i bëri Mourinhos “ofertën më të çmendur në historinë e futbollit”

KushtrimGuraj

Milan s’ka të ndalur, bën lëvizjen e duhur për Jonathan David

KushtrimGuraj