Telenews

Yakin flet për Xherdan Shaqirin

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka folur të enjten për kthimin e Xherdan Shaqirit në Basel. Ai ka theksuar se rikthimi i Shaqirit te Baseli, është fitore e madhe për futbollin zviceran.

Rikthimi i Xherdan Shaqirit është një fitore e madhe për futbollin zviceran. E keni parë tashmë në ndeshjen e tij të parë. Euforia në Basel është e madhe. Jam shumë i lumtur për qytetin dhe për të. Shpresoj që ai të jetë me shëndet të mirë”, ka thënë Yakin, i cili të enjten publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Zvicra më 5 shtator luan me Danimarkën në Kopenhagë. Ndërsa më 8 shtator e pret Spanjën në Bernë.

“Është kjo lista e parë pa Xherdan Shaqirin, Yann Sommerin e Fabian Scharin që vendosën të tërhiqen nga përfaqësuesja. Pos kapitenit Granit Xhaka, te Zvicra është ftuar edhe mesfushori Uran Bislimi.
Ai po ashtu ka theksuar se Zvicrës i duhet kohë për të zëvendësuar Shaqirin dhe lojtarët tjerë të pensionuar nga Zvicra. “Ne ende nuk mund të zëvendësojmë një Shaqiri apo Sommer”, është shprehur Yakin.


Yakin për Jasharin: U21 është vendi i duhur për të

Mesfushori Ardon Jashari ka mbetur jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, për ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Yakin ka arsyetuar vendimin e tij, duke theksuar se Jasharit i duhen më shumë minuta në fushë.

“Dhe, ekipi U21 është vendi i duhur për të. Ai mund të mendoj se është kthim prapa, por kjo mund të jetë vetëm për të mirën e tij. Ai është lojtar i zgjuar, ndonjëherë mund të luaj edhe në krah, për shembull”, ka thënë Yakin në konferencë për media të enjten.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj