Telenews

Yamal me një deklaratë emocionuese pas eliminimit nga Interi: Do ta mbaj premtimin dhe t’ia sjell këtë trofe Barcelonës

Ka marrë fund aventura e Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi është eliminuar nga Interi me rezultat të përgjithshëm 7-6 pas dy ndeshjeve.

Pas eliminimit të dhimbshëm të Barcelonës nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, talenti i ri katalanas, Lamine Yamal, ka reaguar me një mesazh emocionues dhe plot vendosmëri.

Yamal ka thënë se do ta mbajnë premtimin dhe do ta sjellin trofeun e Ligës së Kampionëve në Barcelonë.

“Nuk do të ndalemi derisa ta vendosim këtë klub aty ku i takon: në majë,” u shpreh Yamal pas ndeshjes.

“Do ta mbaj premtimin tim dhe do ta sjell këtë trofe në Barcelonë… dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë”.

Tutje talenti i jashtëzakonshëm ka thënë se tani i pret një finale të dielën dhe duhet të jenë të bashkuar.

“Dhamë gjithçka, këtë vit nuk u bë, por do të rikthehemi në nivelin tonë më të mirë, mos keni asnjë dyshim për këtë.”

“E diela është një tjetër finale, të gjithë duhet të jemi së bashku. Visca el Barça, Culers”, ka shkruar Yamal.

Të ngajshme

Parisi në epërsi me supergolin e Ruiz

KushtrimGuraj

Anthony Joshua hyn në botën e futbollit, nis bisedime për të blerë klubin e njohur anglez

KushtrimGuraj

“Faleminderit, Inter”, tifozët e Real Madridit falënderojnë italianët për eliminimin e Barcelonës

KushtrimGuraj