Telenews

Yamali do ta bartë numrin e legjendave të Barcelonës

Lamine Yamal do ta ketë numrin 19-të në fanellë në edicionin e ardhshëm.

Këtë numër e kanë bartur shumë legjenda të klubit, prej tyre edhe Lionel Messi, Patrick Kluivert e Sergio Aguero, shkruan Telenews.

Kështu ka njoftuar të mërkurën faqja zyrtare e Barcelonës.

“Nuk ka më të paqarta. Lamine Yamal do ta bartë numrin 19-të për edicionin 2024/25. Tinejxheri do ta përcjellë rrugëtimin e lojtarëe të profilit të lartë të historisë së Barcelonës dhe është po ashtu numri që e mbajti në fanellë në ‘Euro 2024’, në të cilën u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut, pas paraqitjeve shumë të mira”, ka shkruar tutje Barcelona në komunikatë për media.

Përveç Messit, Kluivertit e Agueros, këtë numër e kanë bartur në fanellë edhe Vitor Roque, Maxëell, Ibrahim Afellay, Lucas Digne, Munir El Haddadi, Kevin-Prince Boateng, Ferran Torres, Franck Kessie e shumë të tjerë/Telenews/

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj

Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

KushtrimGuraj