Telenews

Yll Bogaj largohet nga AAK pas 19 vitesh: Përkushtimi u përball me pabesi

Yll Bogaj, ish-kandidat për deputet dhe më pas asamblist nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar largimin e tij nga ky subjekt politik pas një rrugëtimi prej 19 vitesh.

Përmes një reagimi publik, Bogaj ka bërë të ditur se ka vendosur ta mbyllë angazhimin e tij në AAK, duke shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet e brendshme në parti.

“Pas një rrugëtimi të gjatë me AAK-në (2007-2026), sot kam vendosur ta mbyll angazhimin tim në këtë subjekt. Gjatë këtyre viteve jam angazhuar me seriozitet të plotë, me shumë punë dhe përkushtim, duke besuar se po jap kontribut për qytetarët dhe për vlerat që i kam mbrojtur gjithmonë. Por sot e shoh se procesi i reformës së brendshme nuk po e pasqyron as kontributin, as sakrificën e dhënë”, ka deklaruar ai.

Bogaj ka theksuar se nuk e dhemb largimi nga partia, por zhgënjimi nga njerëzit dhe qëndrimet prej të cilëve ka pritur korrektësi dhe besim.

Ai ka bërë të qartë se dorëheqja nga AAK nuk nënkupton tërheqje nga politika apo nga përgjegjësitë e tij si asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Gjithmonë do të jem person politik, dhe gjithmonë do të jem i angazhuar politikisht në dobi qytetare e komunitare”, ka përfunduar Bogaj.

Të ngajshme

Trump s’i ka kthyer Ramës përgjigje për kërkesën që i bëri për të ndërhyrë për Thaçin në Hagë: Ma ha mendja është i zënë

KushtrimGuraj

Konjufca nga Forumi Ekonomik në Greqi i kërkon BE-së që t’ia japë shpejt Kosovës statusin e kandidatit

KushtrimGuraj

KPK dhe OAK dakordohen për forcimin e bashkëpunimit: në fokus sfidat reale në drejtësi

KushtrimGuraj