Telenews

Yll Limani e Noizy sjellin këngën e re “Alkool”

Dy prej artistëve më të dashur në industrinë e muzikës shqiptare kanë bashkuar forcat në një projekt të ri.
I paralajmëruar ditë më parë, “Alkool” është publikuar sot në të gjitha platformat digjitale.
Me muzikë dhe tekst nga Yll Limani, Tonic x Denk dhe Noizy dhe beat nga Bryan S, producent i këngës është Panda Music.
Ndryshe, Yll Limani po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve të suksesshme nga vitet e fundit me koncerte të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, shtete të ndryshme evropiane e së fundmi edhe në SHBA.
“Alkool” është projekti i tij më i ri i publikuar pas suksesit të madh me këngën e kaluar “9”.

Të ngajshme

Bora Zemani rikthen në vëmendje takimin romantik me Donaldin

KushtrimGuraj

Arbenita Ismajli me poza atraktive nga pushimet në Dubai

Portali Telenews

Gjesti publikon këngën e re “Oh Zot”, thotë se të gjitha përfitimet e këtij projekti dedikohen për bamirësi

KushtrimGuraj