Telenews

Besnik Osmani shpall kandidaturën për Kryetar të Fushë-Kosovës: Me njerëz të duhur, për punë të mira!

Me një fjalë të ndjerë dhe përplot përgjegjësi, Besnik Osmani ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Duke theksuar përvojën e tij të gjatë në administratë dhe politikë, Osmani u zotua për një qeverisje të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe me vizion afatgjatë për zhvillimin e komunës.

Në deklaratën e tij, ai shprehu mirënjohje të thellë për të ndjerin Kryetar Burim Berisha, duke e cilësuar si themelues të frymës së bashkëjetesës, punës me përkushtim dhe politikës me dinjitet në Fushë-Kosovë. Gjithashtu, ai falënderoi Kryetarin Lumir Abdixhiku për mbështetjen dhe përkrahjen, si dhe strukturat dhe anëtarët e LDK-së për besimin e dhënë.

“Komuna jonë është rritur me shpejtësi, por përballë kemi ende sfida të mëdha që kërkojnë veprim të mençur dhe planifikim serioz. Duhet të ndërtojmë një administratë që funksionon për të gjithë, pa dallim, dhe që i kthen qytetarëve dinjitetin dhe shpresën për të ardhmen,” theksoi Osmani.

Ai ftoi të gjithë qytetarët – të rinjtë, gratë, profesionistët, afaristët dhe komunitetet – që të bashkohen për një Fushë-Kosovë më funksionale, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

“Unë dhe ekipi im hyjmë në këtë garë me besim në mbështetjen tuaj dhe me përkushtimin për të qenë bashkë fitues. Me njerëz të duhur, për punë të mira,” përfundoi Osmani.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj