Telenews

Ylli brazilian i Realit kalon te Lyoni në Francë në formë huazimi

ylli-brazilian-i-realit-kalon-te-lyoni-ne-france-ne-forme-huazimi

Olympique Lyon ka arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madrid.

Lëvizja është e vlefshme deri në qershor 2026, pa klauzolë blerjeje në kontratë, që do të thotë se Endrick do të kthehet te Madrid në qershor.

Sipas marrëveshjes, Lyon do të paguajë 50% të pagës së tij dhe ka një klauzolë specifike që garanton një numër të caktuar ndeshjesh si titullar për Endrick, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Endrick dështoi të gjejë hapësirë të madhe nën drejtimin e Xabi Alonsos te Reali, duke startuar vetëm një ndeshje, atë të Kupës së Mbretit ndaj një klubi nga kategoria e tretë e Spanjës.

Ai luajti vetëm 99 minuta në këtë gjymsë të parë të sezonit në tri ndeshje.

Sezonin e kaluar, ai kishte 37 ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e Carlo Ancelottit, duke shënuar shtatë gola e duke dhuruar një asistim.

Të ngajshme

Protestuesit kërkojnë që “Dardanët” t’i bashkangjiten protestës për ish-krerët e UÇK-së

KushtrimGuraj

“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…

Yllka Gashi

Certifikata e Covid-it, mjekja e Xhakës del kundër kapitenit: E kam vaksinuar vetë –

KushtrimGuraj