Telenews

Ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie e shqetësuar për njerëzit në Ukrainë

Angelina Jolie thotë se është jetike që ‘të bëhet gjithçka që është e mundur’ për të mbështetur ata që ikin nga shtëpitë e tyre në Ukrainë.
Ylli i Hollywoodit dhe humanitarja – e cili u emërua e dërguar e posaçëm në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në vitin 2012 – po ‘lutet’ për ukrainasit pasi presidenti rus, Vladimir Putin nisi një sulm të paprecedentë ndaj vendit të enjten, shkruan DailyMail.
“Ashtu si shumë prej jush, unë po lutem për njerëzit në Ukrainë. Fokusi im së bashku me kolegët e mi nga Refugees, është që të bëhet gjithçka e mundur për të garantuar mbrojtjen dhe të drejtat themelore të njeriut të të zhvendosurve dhe refugjatëve në rajon”, tha ishi i Brad Pitt-it.
“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Është shumë herët për të ditur se çfarë do të ndodhë, por rëndësia e këtij momenti – për popullin e Ukrainës dhe për sundimin ndërkombëtar të ligjit – nuk mund të mbivlerësohet”, tha aktoria në një postim në Instagram.
https://www.instagram.com/p/CaX44naJXse/

Të ngajshme

13 vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, Enver Zymberit

Erzana Fazliu

Konfirmohet aktakuza ndaj Januzit, Bahtjarit dhe Shalës

Donat Hashani

Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar, lamtumirë titani i letërsisë

Donat Hashani