Kosova U-19 ka kaluar në epërsi ndaj Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Elite Round.
Golin i epërsisë ishte një autogol i shënuar nga një mbrojtës i ekipit kombëtar të Austrisë, i cili erdhi si zhvillim i një aksioni të ndërtuar vet nga Elvir Gashijani, talenti i skuadrës së Llapit dhe Kosovës.
50' | GOAL GOAL GOAL!
Kosovo takes the lead, Gashijani forcing Schöller into scoring an own goal.
🇽🇰 [1]-0 🇦🇹#KOSAUT | #U19 pic.twitter.com/IQDPw71Qqu
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) March 20, 2024
Momentalisht është duke u zhvilluar minuta e 50-të dhe Kosova po udhëheq me rezultat 1:0.
“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia, në turneun që është duke u zhvilluar në Slloveni.

