Telenews

YLLI I PISTONS SHKËLQEN ME 51 PIKË DHE SJELL FITOREN PËR EKIPIN

Ndeshja e vetme në NBA që u zhvillua gjatë mesnatës në NBA, përfundoi me spektakël nga basketbollisti i Detroit Pistons, Saddiq Bey.
Ky i fundit arriti rekord karriere me pikë të shënuara, duke realizuar plotë 51 pikë në fitoren e Detroit Pistons ndaj Orlando Magic 120-134, duke qenë de-fakto kontribuesi kryesor në triumfin e skuadrës së vet.
22 vjeçari shtoi edhe 9 kërcime, 4 asiste e 3 vjedhje topash në këtë fitore të Pistons.
Te Magic ishin të pamjaftueshëm për fitore, gjermani Franz Wagner me 26 pikë dhe Terrence Ross me 17 sosh.
Pistons gjendet të parafundit në Lindje me 19 fitore e plotë 51 humbje, derisa në po të njejtën konferencë gjenden edhe Magic si të fundit me 18 fitore e 53 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Detroiti i shkon Clevelandit e Orlando e pret Oklahoman.

 

Të ngajshme

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj

Konfirmohet! Po bëhen gati 150 milionë euro nga Real Madrid për yllin e Bayern Munchen

Rrezarta Ramaj

Ademi pas fitores së Kosovës: Kjo fitore i dedikohet Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj