Telenews

Zafa befason me përgjigjjen për koalicionin eventual të NISMA-s me VV-në

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka folur për mundësitë e një koalicioni të kësaj partie me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Në emisionin DPT Fidani të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se poashtu nuk janë të vërteta raportimet se pati një takim të mundshëm të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës me pjesëtarë të LVV-së.

“Por jo koalicion, por as kafe nuk kemi pirë, të them të drejtën në një takim të kryesisë së Nismës Socialdemokrate, me që ishin fjalët ‘ jo qëndroi ky, apo ky piu kafe’ u detyrua Fatmir Limaj të thotë para kryesisë se që nga 2017, jo që nuk ka pirë kafe, por as dorën nuk ua ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje”.

Berisha ka pohuar se nuk do të ketë një koalicion me LVV-në, sipas tij, janë të interesuar të kenë koalicion me partitë opozitare, nëse dështon formimi i qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk kemi bërë koalicion dhe as nuk e kemi në plan të bëjmë koalicion, Nisma vazhdon të qëndrojë në atë që është publike se jemi të interesuar për një koalicion me opozitën”, u shpreh Berisha.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj